Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti Ambasadorin e Republikës së Hungarisë z. Joszef Bencze

Sot, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Republikës së Hungarisë z. Joszef Bencze, i cili më këtë rast i uroi detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Ambasadori Bencze e vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm si shumë të mirë në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe asaj të Hungarisë, duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet edhe më shumë në fushat me interes të përbashkët. Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet e deritashme në Ministri dhe FSK, duke e njoftuar për objektivat dhe prioritet që ai ka si Ministër i Mbrojtjes. Po ashtu Ministri Mehaj vlerësoi lartë kontributin e Hungarisë si në angazhimet në KFOR dhe bashkëpunimin dypalësh në mes të dy ministrive si dhe bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së dhe ushtrisë së Hungarisë, me zotimin se ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në interes të dy vendeve, atë të sigurisë së përbashkët në rajon dhe me gjerë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.