Ministri i Mbrojtjes Anton Quni vizitoi Komandën e Forcave Tokësore

Në vazhdën e vizitave në komandat kryesore të FSK-së, sot, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni shoqëruar nga zëvendës komandanti i FSK-së gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe stafi i tij, vizitoi Komandën e Forcave Tokësore në Istog. Ai u pritë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneralbrigade fadil Hadergjonaj dhe stafi i tij komando-shtabor. Në fillim, gjeneral Hadergjonaj e falenderoi Ministrin Quni për vizitën e tij dhe uroi për detyrën e ministrit të mbrojtjes duke e njoftuar me të arriturat e deritashme të KFT-së, procesin e tranzicionit nëpër të cilin po kalojnë, sfidat dhe objektivat për të ardhmen.Me një prezentim të veçantë rreth misionit, struktures organizative, personelit, trajnimeve, pajisjeve, kapaciteteve infrastrukturore, organizimit dhe funksionimit të brendshëm si dhe planit të tranzicionit të njësisë, Ministrin Quni e njoftoi Shefi i Shtabit të KFT-së, nënkolonel Shiqer Maloku.Pastaj, Ministri Quni vizitën e vazhdoi në Regjimentin e Dytë të Këmbësorisë së Komandës së Forcave Tokësore, për të cilën u njoftua nga komandanti i saj nënkolonel Astrit Haliti.Para ministrit Quni, pjestarët e kësaj njësie demonstruan shkathtësitë e tyre taktike individuale dhe kolektive në skenarë dhe situata të ndryshme. Atij, gjithashtu iu prezentuan edhe pajisjet individuale të pjestarëve krahas njoftimit me kapacitetet logjistike, teknike dhe infrastrukturore të saj.

Ministri Quni, para stafit komandues e shtabor dhe pjestarëve pjesëmarrës në demonstrim, shprehu impresionet e tij me përgëzimin për shkallën e lartë të profesionalizimit, aftësive dhe kapaciteteve operacionale të Komandës së Forcave Tokësore me njësi si garant e fuqishme e nivelit të gatishmërisë operacionale për përmbushjen e misionit të saj.Në fund, ai siguroi se në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes do të ofroj të gjithë angazhimin,përkushtimin dhe mbështetjen e nevojshme për realizimin e planit të njësisë në kuadër të realizimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së si synim parësor.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.