Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti zëvendës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, në vazhdën e vizitave tëambasadorëve të vendeve mike, priti sot zëvendës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik. Në fillim, zv.ambasadori Bozsik uroi Ministrin Quni dhe gjithashtu i solli Letrën e urimit të dërguar nga homologu i tij hungarez, për detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Ai në fjalën e tij, shprehu gatishmërinë e shtetit hungarez dhe institucioneve të saj në mbështetjen e mëtejme të FSK-së për arritjen e objektivave të saj në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive. Ministri Quni, nga ana e tij falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritashme të Hungarisë në të gjitha fushat, qoftë përmes kontributit të kontingjentit ushtarak në kuadër të KFOR-it, qoftë në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të Ministrisë dhe Forcës. Ai gjithashtu kërkoi ofrimin e eksperiencës për procesin reformues të forcave të saj si dhe eksperiencën e zbatuar të institucioneve hungareze për procesin integrues euroatlantik në NATO. Ministri Quni, në vazhdim theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, janë në proces të realizimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, proces i cili do të zhvillohet në mënyrë në transparencë të plotë dhe si gjithmonë në koordinim të plotë me partnerët tanë.

Në fund të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.Në takimin përkatës, Ministri Quni shoqërohej nga shefi i Kabinetit, Jashar Ramadani dhe këshilltari ushtarak kolonel Hamdi Pollomi.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.