Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti ish-komandantin e FSK-së, gjeneral Sylejman Selimin

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Anton Quni, ka pritur ish-komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimin. Si ish-bashkëluftëtar, ish-bashkëpunëtor dhe mik, gjeneral Selimi, uroi ministrin Quni, për detyrën e re, duke shprehur vlerësimin më të lart për të dhe besimin e plotë, se ministri Quni, do t’i realizoi me sukses objektivat e vëna para vetes në funksion të zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë procesit të tranzicionit nëpër të cilin po kalojnë.

Nga ana e tij, ministri Quni falënderoi gjeneral Selimin, për vizitën dhe shprehu vlerësimin e lart për rolin dhe kontributin e madh të tij, që ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, si gjatë, ashtu edhe pas mandatit të tij, si Komandant i FSK-së.Gjatë vizitës, ministri Quni u shoqërua edhe nga (UD). sekretari i përgjithshëm Faruk Geci dhe shefi i Kabinetit të tij, Jashar Ramadani.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.