Ministri i mbrojtjes Anton Quni mban ligjëratë në universitetin “Universum”

Ministri i mbrojtjes Anton Quni, me ftesë të kolegjit “Universum” sot në cilësinë e ligjëruesit, para studentëve të nivelit baqelor (bachelor) dhe master mbajti një ligjëratë të titulluar “Siguria dhe mbrojtja”. Ministri në ligjëratën e tij ishte i fokusuar në problemet dhe çështjet e sigurisë të nivelit global, regjional dhe vendor. Gjatë ligjëratës ministri Quni u fokusua edhe në procesin e transformimit të FSK-së, bashkëpunimit me NATO-n, partnerët strategjik, bashkëpunimet dy paleshe dhe trajnimet jashtë vendit. Duke qenë në mjedis akademik, ai foli edhe për shkollimin e kadetëve të FSK-së në akademitë më të njohura në Botë, si ajo, “West Point” në SHBA dhe “Sundhurst” në Angli, ku kadetët e FSK-së kanë treguar suksese shumë të larta. Ai po ashtu ka fol edhe për çështje tjera me rëndësi, si për procesin në të cilin gjendet FSK-ja dhe rrethanat e sigurisë që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës. Ligjëratë është mbajtur në formë bashkëbisedimi në mes të ministrit dhe studentëve. Interesimi i studentëve ishte i madh rreth çështjeve të sigurisë, posaçërisht krijimit të FSK-së dhe misionit të ri të saj, misionin mbrojtës. Numri i studentëve ishte i madh dhe po ashtu edhe interesimi për t’i shtruar pyetje ministrit Quni. Në fund studentët panë një video dokumentar nga ushtrimi fushor i FSK-së “Shqiponja 6”, të cilëve pjesa praktike ushtarake u dha emocion të veçantë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.