Ministri Anton Quni priti ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti sot ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett duke i uruar mirëseardhje dhe shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për SHBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme të ofruar deri më tani në të gjitha periudhat historike të vendit dhe popullit tonë si dhe në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Ministri Quni theksoi se mbështetja e deritashme në trajnime, shkollime, mbështetje logjistike dhe forma tjera e ofruar nga SHBA ka qenë jetike në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e kuadrove profesionale dhe ndikim të lartë në realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale kompatibile dhe interoperabile me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së dhe vet forcat ushtarake amerikane. Ai shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e plotë që FSK me njësitë e saj të angazhohet në operacionet paqeruajtëse bashkë me forcat amerikane.Ministri Quni e njoftoi ambasadorin Kosnett edhe me procesin e implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit duke ritheksuar se ky proces, si deri më tani, do të realizohet në transparencë të plotë dhe përputhje me kornizën kohore të planifikuar si dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me vendet partnere e posaqërisht me SHBA-në.Ai ritheksoi edhe njëherë se FSK është dhe do të jetë forcë bashkëkohore me vlera dhe standarde të vendeve të NATO-s nën kontrollin civil demokratik dhe gjithnjë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.Nga ana e tij, ambasadori Kosnett, premtoi se SHBA, përmes Programit Shtetëror të Partnershipit me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe programeve tjera, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre, respektivisht procesin e tranzicionit sipas planit përkatës.Ambasadori Kosnett, ndër tjera shprehu edhe interesimin për projektin e shërbimit të obligueshëm ushtarak, për të cilin, ministri Quni e informoi nga këndvështrimi profesional duke theksuar rëndësinë e këtij projekti; nga dimensioni edukativ, arsimor, social, ndërkomunikues, integrues dhe kultivimin e vlerave të mëdha që ka diversiteti kulturor, etnik dhe fetar i vendit për gjeneratat e reja. Ai, në fund theksoi se ky projekt, tanimë është pjesë e programit qeverisës dhe do të analizohet dhe vlerësohet nga ekspertë të të gjitha fushave nga institucionet akademike, institucionet ndërkombëtare, shoqëria civile, organizata të ekspertëve dhe strukturat profesionale tona ushtarake gjithnjë në transparencë dhe bashkërendim të plotë me partnerët tanë. Ky projekt , shtoi ai, nuk e cenon procesin e tranzicionit dhe statusin e FSK-së si force profesionale.Në fund, të dy ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve mike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Në delegacionin pritës të Ministrit Quni ishin shefi i Kabinetit të ministrit Jashar Ramadani, këshilltari ushtarak Kolonel Hamdi Pollomi, kurse ambasadori Kosnett shoqërohej nga atasheu ushtarak i SHBA-së në Kosovë, kolonel Rayan Nicols dhe zyrtari politik, Chris Dittmeir.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.