Mesazhi i urimit të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni me rastin e festës së Viti të Ri 2021

Me rastin e festës së Vitit të Ri 2021, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, të gjithë personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, miqve e bashkëpunëtorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe të gjithë qytetarëve të vendit, u drejtohet me mesazh urimi:

Të dashur zyrtarë e ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Të nderuar miq e bashkëpunëtorë vendorë e ndërkombëtarë,
Të dashur qytetarë të vendit tim,

Vitin që lamë pas ishte vit i përballjes me sfidën e rëndë të pandemisë i cili na vështirësoi rrugëtimin e sigurt në drejtimin tonë. Por ne përsëri vazhduam me vlerat tona të besimit duke ecur përpara për të qenë përsëri të suksesshëm.Prandaj lutemi dhe besojmë fuqishëm se Viti i Ri do të sjellë më shumë përparim, dëshira të realizuara, ëndrra të arritura, paqe dhe mirëkuptim për gjithë njerëzimin!

Gëzuar 2021!
I juaji,
Anton Quni
Ministër i Mbrojtjes

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.