Memorandum mirëkuptimi në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe fshatit Zhegoc të Gjilanit

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes, nga znj. Rozafa Ukimeraj, sekretare e Përgjithshme e MM-së, dhe z. Fadil Rashitit, përfaqësues i fshatit Zhegoc të Gjilanit, invalid i luftës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nënoficer i pensionuar i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK).

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së dhe fshatit Zhegoc, ka për qëllim bashkëpunimin e palëve në shfrytëzimin e hapësirave tokësore të fshatit, për realizmin e trajnimeve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në afat prej tre viteve pa kompensim financiar dhe material.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.