Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Memorandumin e nënshkruan sekretarja e Përgjithshme e MM-së, znj. Rozafa Ukimeraj dhe zv. drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z.Rasim Selmani.

Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Forcës për Sigurinë e Kosovës (FSK) dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), si dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke mes të dy Institucioneve. Në kuadër të marrëveshjes është përfshirë edhe dhurimi i 18-të kontejnerëve nga SHKK, për FSK-në.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.