Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Organizatës Joqeveritare – Forumi për Lidership dhe Diplomaci; nga sekretarja e Përgjithshme e MM-së, znj. Rozafa Ukimeraj dhe znj. Njomza Emini, drejtoresh ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci. Në aktin e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, z. Anton Quni.
>
Memorandumi në mes MM dhe OJFLD-së, ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë; si pranimin e përfaqësuesve të OJFLD-së, në punët praktike në Ministri të Mbrojtjes, si dhe në afrimin e pjesëmarrjes të personelit të MM/FSK-së, në aktivitetet e Forumit, ku ligjërohen dhe diskutohen temat me interes për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së, si: konferenca, seminare dhe tryeza.