Memorandum bashkëpunimi në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Organizatës së Ushtarakëve Rezervë –CIOR Kosova

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtës, sot u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Organizatës së Ushtarakëve Rezervë – CIOR Kosova. Për Ministrinë e Mbrojtjes, memorandumin e nënshkroi Sekretarja e Përgjithshme, znj. Rozafa Ukimeraj dhe për CIOR Kosova nënkolonel Prindon Sadriu.

Qëllimi i këtij Memorandumi është fuqizimi i komponentës rezervë të FSK-së, përmes pjesëmarrjes në aktivitetet e CIOR dhe NATO-s dhe përafrimit të praktikave të mbrojtjes me shtetet anëtare të NATO-s dhe atyre për Partneritet për Paqe.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.