Me nderimet më të larta shtetërore rivarrosen heronjtë Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Më datën 23.11.2019, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe me organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht Këshillit organizativ të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, u bë rivarrimi i katër heronjve të Kosovës: Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, si dhe mijëra qytetarë të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare.
E gjithë ceremonia u përcoll me nderime të larta ushtarake nga Garda Ceremoniale e FSK-së, që nga bërja e homazheve në hollin e Kuvendit të Kosovës, akademia përkujtimore e mbajtur në Teatrin Kombëtar dhe deri te varrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen Velania në Prishtinë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.