Me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit nënkolonel Skender Hajdarit

Në Kazermën ”Adem Jashari” dje, ushtarakë e zyrtarë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, bënë homazhe pranë arkivolit të nënkolonel Skender Hajdarit. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, shprehu dhembjen e madhe si bashkëluftëtar e bashkëpunëtor i tij dhe shprehu ngushllimet më të thella familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes. Më pas ceremonia e nderimit, ka vazhduar në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, me homazhe nga të afërmit, bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarë të shumtë. Pas homazheve, kortezhi me përcjellje ushtarake vazhdoi për në fshatin Shipol të Mitrovicës ku u mbajtë ceremonia me nderime ushtarake e varrimit të nënkolonel Skender Hajdarit në praninë e familjarëve, miqve, shokëve dhe kolegëve të shumtë. Nga të gjithë folësit, u vlerësua shumë lartë puna dhe kontributi i qmuar i nënkolonel Hajdarit në të gjitha periudhat e shërbimit të tij, si luftëtar i lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe oficer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.