Mbahen testimet e kandidatëve për Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake – West Point të SHBA-ve

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë duke u realizuar testimet për kandidatet potencial për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake – West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Testet për rekrutet janë mbajtur nën mbikëqyrjen e instruktorëve të FSK-së dhe atyre amerikanë, si: Testi i Inteligjencës, Gjuhës Angleze, TOEFL dhe intervistave pranë Ambasadës Amerikane. Pas gjithë këtyre testimeve në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë javës së kaluar; 9 kandidatët e mbetur në garë, të cilët arritën me sukses që t’i kalojnë fazat testuese të mëhershme, iu nënshtruan edhe testit të fundit, atij fizik.
Kandidatët të cilët arrijnë të përzgjidhen pas këtij procesi të drejtë dhe transparent rekrutimi të bashkërenduar me Zyrën e Rekrutimit pranë personelit të Shtabit të Përgjithshëm, do të studiojnë për 4 vite në gjuhën Angleze dhe pritet të diplomohen në vitin 2024, ku më pas do kthehen në Kosovë për të shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Shpresojmë që edhe ketë vit të kemi suksese në këto gara, sikurse dy vite me parë, ku pjesë e këtyre akademive u bënë dy kadetë nga Republika e Kosovës, Arilena Shala dhe Ylli Dalladaku të cilët janë studentët e parë nga Kosova, që shkollohen me mjaftë sukses në Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.