Kujdesi shëndetësor i cilësisë së lartë të ushtarakëve tanë është njëri ndër objektivat  kryesor të Ministri Mehaj

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional edhe me organizata joqeveritare, sot KOPF-Kosova Population Foundation, në ambientet e Kazermës “Adem Jashari”, realizoi me ushtarakët tanë fushatën “PërSHËNDETje “, që është në kuadër të projektit “Kujdesi i qasshëm cilësor shëndetësor”.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit Accessible Quality Healthcare (AQH) është përmirësimi i shëndetit të popullatës së Kosovës, me fokus në sëmundjet jo ngjitëse, veçanërisht hipertensionin, diabetin dhe astmën.

Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe projektet e ngjashme janë të mirëpritura në funksion të shkëmbimit të përvojave profesionale edhe me personelin profesional shëndetësor të FSK-së.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.