Kryeministri Kurti krenar me shërbimin vetëmohues të pjesëtarëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë takuar sot pjesëtarët e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që mori pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në zonën veriore të Republikës së Shqipërisë.Me këtë rast, kryeministri Kurti i falënderoi pjesëtarët e FSK-së për kontributin e dhënë dhe gatishmërinë për të sakrifikuar jetën e tyre, për të dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave në Republikën e Shqipërisë.Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi se ndër objektivat e tij kryesorë si kryeministër dhe qeverisë që udhëheqë, është investimi edhe më i madh në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së, të nevojshme për përmbushjen e detyrave ligjore të saj.

Nga ana e tij, ministri Mehaj tha se është i përkushtuar që sa më shpejtë të arrihen qëllimet strategjike të qeverisë dhe objektivat operacionalë të tij, si ministër i mbrojtjes, për FSK-në, forcë profesionale dhe e gatshme për të realizuar mbrojtjen e territorit të vendit, mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe pjesëmarrjen efektive në operacionet jashtë vendit.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.