Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi kazermat e FSK-së në Prishtinë dhe Pomazatin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi kazermat e FSK-së në Prishtinë dhe Pomazatin.    Me këtë rast, Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, në Kazermën “Adem Jashari” dhe atë në Pomazatin, takuan ushtarakët që shërbejnë në këto kazerma.
Fillimisht, zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, njoftoi lidhur me detyrat dhe angazhimet konkrete të FSK-së për të realizuar objektivat e planifikuara të këtij viti.
Më pas, Kryeministri Kurti i është adresuar me një fjalë rasti ushtarëve dhe oficerëve të pranishëm, ku në fjalën e tij e theksoi rëndësinë e moralit, teknologjisë, armatimit, rëndësisë së trajnimit si dhe me prioritet të lartë, ngritjes së mirëqenies ekonomike dhe sociale në punë dhe atë familjare të ushtarakëve tanë.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.