Kosova është vend i vogël, por aleat me zemër të madhe i SHBA-së në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me ministra e shefa të mbrojtjes të mbi 50 shteteve aleate të SHBA-së, sot, nën organizimin dhe udhëheqjen e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III, i shoqëruar nga Gjeneral Enver Cikaqi dhe Kolonel Sylejman Cakaj, ka marrë pjesë në takimin e pestë të radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Në bazën ajrore amerikane Ramstein të Gjermanisë përveç miratimit të vendimit të Presidentit Biden për transferimin e kapaciteteve ushtarake amerikane në vlerë prej 675 milionë dollarësh në Ukrainë, theksi i takimit ishte në ndihmën afatgjate për Ukrainën, teksa përballet me pushtimin rus.

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar maksimalisht, përkrah aleatit tonë të pazëvendësueshëm, SHBA-së, në mbrojtje të vlerave euroatlantike si: paqja, liria dhe demokracia, për Ukrainën dhe gjithë vendet dhe popujt liridashës dhe paqedashës në Botë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.