Kompania e Kërkim Shpëtimit e Gardës Kombëtare të Kosovës në aksion për gjetjen e një qytetari të zhdukur nga Mushnikova e Prizrenit

Dje me datë 28 shtator 2019, togu për kërkim në male, kompania e kërkim shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), ka intervenuar ne fshatin Mushnikovë komuna e Prizrenit, për gjetjen e një personi të lajmëruar si të zhdukur nga data 26.09.2019 e kombësisë serbe, mosha 69 vjeçe, emri B. GJ.

Pjesëtarët e njësisë janë të pajisur me pajisje speciale të kërkim shpëtimit në male. Operacioni është ndërpre në orët e mbrëmjes për të vazhduar sot në mëngjes.Operacioni është duke u zhvilluar edhe sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët lokal.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.