Komandanti i Komandës Mbështetëse nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë gjeneralbrigade Ndriçim Sallaku në vizitë treditore në FSK

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) në vizitë treditore është duke qëndruar Komandanti i Komandës Mbështetëse nga FARSH Gjeneralbrigade Ndriçim Sallaku.Në fillim Gjeneral Sallaku është pritur në takim të veçantë nga Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i cili ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin ndaj MM dhe FARSH për kontributin e dhënë në kontinuitet për arritjet e MM dhe FSK-së në të gjitha fushat. Gjeneral Sallaku e uroi Ministrin Quni për pozitën e ministrit të mbrojtjes.Po ashtu, Gjeneral Sallaku është pritur nga Zv.Komandanti i FSK-së Gjeneralmajor Enver Cikaqi i cili e ka njoftuar gjeneralin me të arriturat e deritashme të FSK-së, procesin e tranzicionit nëpër të cilin po kalon FSK-ja si dhe objektivat për të ardhmen.Më pas të gjithë së bashku kanë vizituar Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku janë mirëpritur nga Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade Jeton Dreshaj, i cili e ka njoftuar me të arriturat e deritanishme dhe objektivat për të ardhmen . Komandanti i Komandës së Logjistikës gjeneralbrigade Naim Haziri, në cilësi të nikoqirit dhe homologut, në takim të veçantë, gjeneral Sallakun e ka njoftuar gjerësisht me aktivitetet që realizon Komanda e Logjistikës së FSK-së si dhe janë diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy komandave respektive. Gatë vizitës, gjeneral Sallaku me delegacionin e tij, ka vizituar edhe Regjimentin e Qëndrueshmërisë dhe Regjimentin e Mjekësisë, ku kanë parë nga afër funksionimin e njësive përkatëse.

Të dy gjeneralët u zotuan se do të punojnë në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve, si njerëzore ashtu edhe atyre teknike me fokus në përmbushjen e misionin ligjor të njësive homologe dhe ofrimit të potencialit ekzistues në funksion të bashkëpunimin regjional në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm. Gjeneral Sallaku gjatë vizitës është shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovë, Kolonel Eduard Bala.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.