Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës vizitoi Gardën Kombëtare të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajori Benjamin Corell u pritën nga komandanti i Gardës Kombëtare i FSK-së, gjeneral brigade Xhevahir Geci, gjatë vizitës në kazermën ,,Evropianët e rinj’’ në Pomozotin. Nga ana e tij, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama rikonformoi mbështetjen e tij të pakursyer për ngritjen sa më të shpejtë të Gardës Kombëtare të FSK-së, duke u bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Gjenerali Xhevahir Geci e njoftoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës për fillimin e ngritjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, e cila do të bazohet në modelin e ushtrisë amerikane, si dhe për misionin dhe strukturën e Gardës Kombëtare. „Ne, me kapacitetet që kemi, jemi të gatshëm që në çdo moment t’i dalim në ndihmë popullatës së Republikës të Kosovës dhe vendeve fqinje të rajonit kurdo që kërkohet nga institucionet shtetërore. Gjithashtu presim nga ekspertët e Gardës Kombëtare të Ajovës të na mbështesin me eksperiencat e shumta që kanë në mënyrë që të kemi performansë sa më të mirë në mbrojtje të jetëve dhe pasurisë së qytetarëve tanë”, – tha gjeneral Geci. Ndërsa koloneli Shaip Haziri njoftoi për kapacitetet, aktivitet dhe operacionet e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare. Kolonel Haziri u shprehu falënderim për Qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme me donacione për RMC-në. Pas përfundimit të takimit, komandanti i Qendrës Trajnuese të Kërkim – Shpëtimit, z. John Doone para gjeneralëve mbajti një takim të shkurtër informues rreth aktiviteteve të kësaj njësie. Me këtë rast komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majori Benjamin Corell e falënderoi komandantin e GK-së të FSK-së, gjeneral Gecin, për pritjen dhe informacionet e detajuara gjatë këtij takimi.

Të pranishmit realizuan një vizitë në mjediset e kazermës së GK-së, për të parë nga afër poligonin e Qendrës Trajnuese për Kërkim-Shpëtim si dhe stacionet dhe pajisjet specialistike të KKSH-së dhe MKABK-së.

Nga të dyja palët u vlerësua lart profesionalizmi i pjesëtarëve të FSK-së, si dhe u pajtuan që ky bashkëpunimin mjaft i mirë me Gardën Kombëtare të Ajovës të vazhdohej edhe në tëardhmen.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.