Komandanti i Gardës Kombëtare priti në takim drejtorin e NALT-it

Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Xhevahir Geci ka pritur sot në takim drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Michael Oberneyer, të shoqëruar nga koloneli amerikan Jeffrey Eget. Së pari gjeneral Geci e njoftoi drejtorin e NALT-it lidhur me organizimin e Gardës Kombëtare, aktivitetet e njësive të saj, si dhe sukseset dhe sfidat me të cilat po përballet. Më pas, të dy gjeneralët biseduan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të FSK-së me NALT-in. Komandanti i Gardës Kombëtare shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen ndër vite të FSK-së nga NALT-i. Gjithashtu, gjeneral Oberneyer e përgëzoi gjeneral Gecin për profesionalizmin e pjesëtarëve të njësisë së Gardës Kombëtare duke thënë: “Ju përgëzoj për operacionin në Shqipëri, ekipet e juaja të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë qenë në nivel të detyrës duke treguar profesionalizëm të lartë. Ju siguroj që NALT do të vazhdojë përkrahjen dhe bashkëpunimin. Në fund, të dy gjeneralët u pajtuan që bashkëpunimi i NALT-it me FSK-në të vazhdohet duke u ngritur në nivel edhe më të lartë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.