Komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Francë

Me ftesë të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtenant Rrahman Rama ka qëndruar në Paris për të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë. Në kuadër të kësaj vizite treditore, gjeneral Rama ka marrë pjesë në Ceremoninë e “ndezjes së flakadanit nën Harkun e Triumfit”, ngjarje kjo e cila shënohet në përkujtim të ushtarëve të rënë francez në misionet paqeruajtëse në Botë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori Gashi si dhe delegacioni shoqërues i Komandantit të FSK-së. Gjatë vizitës përkatëse Gjeneral Rama u takua edhe me autoritete të larta të Ministrisë së Armatave të Republikës së Francës, të cilët i njoftoi me të arriturat e deritashme të FSK-së, me procesin e tranzicionit, si dhe objektivat strategjike të FSK-së në të ardhmen. Po ashtu, nga të dyja palët janë diskutuar mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes përmes nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale.

Forca e Sigurisë së Kosovës me ndihmën e partnerëve të saj strategjik vazhdon të zgjeroj aftësitë dhe kapacitetet e saj në përputhje me mandatin e ri si dhe bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit për të qenë kontribues për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë. Me respect,

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.