Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama viziton zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri

Sot në orët e mbrëmjes, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama ka shoqëruar presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi, në vizitë zonave të goditura nga tërmeti i djeshëm në Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë.<br\\>Qëllimi i kësaj vizite ishte që të njihen nga afër me punën dhe angazhimet e njësiteve të FSK-së si dhe për të inkurajuar ushtarët në misionin humanitar që po bëjnë në ndihmë banorëve të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.<br\\>Kjo vizitë ka për qëllim edhe shprehjen e solidaritetit të madh dhe bashkë dhimbjen me qytetarët që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga ky tërmet.<br\\>Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pasi takoi ushtarët e FSK-së dhe u njoftua me punën e tyre deklaroi: „Ushtarët tanë janë duke u munduar të bëjnë më të mirën, atë që është e mundur dhe për këtë keni dëgjuar edhe vlerësimet e institucioneve vendore si dhe të qytetarëve që i kanë bërë për njësitë tona këtu. Për profesionalizimin e treguar, përkushtimin, angazhimin dhe sakrificën që po bëjnë këto ditë në ndihmë vëllezërve tanë, unë i përgëzoj të gjithë ushtarët pjesë e këtij operacioni“ ka shtuar gjenerallejtënant Rama.<br\\>Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e dërgimit të trupave shtesë në operacionet e kërkim-shpëtimit në rast nevoje.<br\\>Ushtarët e FSK-së për punën dhe angazhimin e tyre profesional i ka takuar dhe përgëzuar edhe Presidenti Hashim Thaçi.Njësitet e specializuara të Gardës Kombëtarë të FSK-së, që nga paraditja e djeshme ju kanë bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.