Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti kadetët e përzgjedhur për studime në akademitë ushtarake të SHBA-së

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim kadetët e FSK-së të përzgjedhur për studime në gjeneratën 2020-2024 në akademitë ushtarake të SHBA-së, respektivisht Akademinë Ushtarake prestigjioze West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së në Kosovë Kolonel Ryan Nichols dhe Shefja e Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes së SHBA-së, Major Courtney Olson.Në takim Gjeneral Rama shprehu kënaqësinë dhe përgëzimet për rezultatet më të mira në testim si dhe përzgjedhjen e tyre në bazë të kritereve standarde të përcaktuara të akademive përkatëse në konkurrencë shumë të fortë. Ai, ndër të tjera bashkë me urimet shprehu edhe besimin e plotë në suksese të larta në studime për katër vitet e ardhshme, sukses që reflekton në vlerat e FSK-së, shtetit tonë, dhe vlerat e partneritetit strategjik me aleatët tanë amerikan.

Për suksesin e kadetëve Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj të Akademisë Ushtarake West Point dhe kadetit Albin Bytyqi i Akademisë së Forcave Ajrore, i pari kadet në këtë akademi nga FSK, Gjeneral Rama, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Ambasadës mike amerikane të përfaqësuara në këtë takim nga Kolonel Nichols dhe Major Olson për kontributin në realizimin e kësaj mundësie dhe këtij suksesi shumë të madh për FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi.Në takim, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama shoqërohej nga Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, Kolonel Hasan Hoxha dhe këshilltari ushtarak në Kabinetin e Komandantit të FSK-së, Major Jaser Mulla.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.