Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama mori letër urimi nga gjenerali amerikan Mark Milley

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, gjeneral Mark A. Milley, i ka dërguar letër urimi komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në letër urimi, gjenerali Mark Milley, uron gjeneral Ramën dhe të gjithë pjesëtarët e FSK-së, për përvjetorin e 12 të pavarësisë së vendit duke përgëzuar për përparimin e madh në krijimin e një force multi-etnike. Ai në urim shprehu vlerësimin e lartë për angazhimin e gjeneral Ramës, që FSK të realizoi misionin e saj si forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Si ushtaraku më i lartë amerikan, gjenerali Milley, shprehu vlerësimin e ushtrisë amerikane për bashkëpunimin dhe miqësinë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke çmuar lartë kontributin e saj të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.