Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka marrë letër urimi, nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralë brigade Bardhyl Kollçaku dhe nga Komandanti i Forcave të Armatosura të Turqisë, gjenerali Jashar Guler.Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ndër të tjera shprehë kënaqësinë që themelet e shtetit të Kosovës po forcohen përherë e më tepër dhe vlerëson kontributin e FSK-së, në ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Ndërsa, komandanti i Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Yaşar GÜLER, shkruan se miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe do të prodhojë rezultate më produktive në të ardhmen.