Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i ndanë Mirënjohje ish-ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, organizoi koktej lamtumirës për ministrin e deritashëm të Mbrojtjes, Rrustem Berisha. Gjeneral Rama, në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen e lartë për angazhimin dhe kontributin e çmueshëm që dha ministri Berisha, gjatë mandatit të tij, duke vënë theksin në vendimin historik të arritur në vitin 2018, kur FSK-ja legjitimoi mandatin e plotë ushtarak nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Ndër të tjera, gjenerali Rrahman Rama, vlerësoi lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e ministrit Berisha, edhe në procesin e zbatimit të vitit të parë të tranzicionit të Ministrisë dhe Forcës, si ministër i parë i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës.Në simbolikë të falënderimit dhe mirënjohjes së lartë në emër të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Faruk Gecin, e nderuan ministrin Berisha, me një punim artistik; me të gjitha logot dhe emblemat e Ministrisë dhe njësive të FSK-së. Për bashkëpunimin e frytshëm dhe korrekt, ministrin Berisha, me mirënjohje e nderoi edhe drejtori i NALT-it, gjenerali Michael Oberneyer.Nga ana e tij, ish-ministri Berisha, falënderoi gjeneral Ramën, sekretarin Geci dhe gjithë personelin e Ministrisë dhe pjesëtarët e FSK-së, për angazhimin, përkushtim dhe profesionalizëm e lartë, që rezultuan me zbatimin e plotë të objektivave të synuar gjatë mandatit të tij.Në vazhdim, Ai falënderoi edhe gjeneralin Oberneyer dhe stafin e NALT-it, për kontributin e madh në mbështetje të Ministrisë dhe Forcës me këshilla profesionale, që mundësuan zhvillimin në kontinuitet sipas standardeve të ministrive dhe ushtrive të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

Ministri Berisha, në fund shprehu besimin e plotë se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, do të avancojnë më tej dhe sigurt; me pasuesin, me bashkëluftëtarin, bashkëpunëtorin dhe mikun e tij të ngushtë, ministrin e ri, Anton Qunin, duke ofruar edhe në të ardhmen mbështetjen e tij, të plotë në çdo fushë përkatëse.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.