Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ku me këtë rast vizitoi Akademinë Mbretërore Ushtarake-Sandhurst. Gjatë vizitës Gjeneral Jashari u takua me Komandantin aktual të Akademisë, Gjeneralmajor Duncan Capps dhe Komandantin në ardhje,  Gjeneralmajor Zachary R. Stenning. Gjatë takimit, Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Capps për kontributin e dhënë dhe diskutuan për bashkëpunimin ngushtë të FSK-së me Akademinë Sandhurst. Po ashtu, Gjenerali Capps shprehu mirënjohje dhe konsideratë të lartë për Oficerët e FSK-së që kanë ndjekur studimet në këtë Akademi, si dhe për kontributin dhe performancen e Oficerëve instruktorë të FSK në Sandhurst. FSK dhe Akademia Sandhurst kanë një histori bashkëpunimi mbi 12 vjeçare, ku deri më tani kanë diplomuar dhjetëra Oficerë të FSK-së. Aktualisht kemi dy oficerë duke ndjekur trajnimin dhe një oficer instruktor që kontribuon në trupën e instruktorëve të Akademisë. Gjatë kësaj kohe, Gjeneral Jashari vizitoi ambientet e Akademisë, u takua me stafin akademik dhe instruktorët, dhe iu bë një prezantim mbi misionin, detyrat, konceptin e trajnimit dhe vizionin e edukimit të së ardhmes.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.