Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në zyrën e tij Komandantin e Korpusit të V-të të Ushtrisë Amerikane GLT Kolasheski

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari në takim me  Komandantin e Korpusit të V-të të Ushtrisë Amerikane GLT Kolasheski  diskutuan për bashkëpunimin bilateral në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së SHBA-ve, gjithashtu diskutuan edhe për ushtrimin  shumëkombësh “DEFENDER EUROPE 23”, pjesëmarrja e FSK në këtë ushtrim dhe përgatitjet që po bëhen në kuadër të këtij ushtrimi. Mes tjerash, gjeneralët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Krahun Lindor dhe në rajonin e Ballkanit.

Gjeneral Jashari e njoftoj gjeneralin amerikan me aspiratat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe potencoi që fokus kryesor është zhvillimi i kapaciteteve në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në vend e gjithashtu edhe si kontribuues të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit të tij në FSK, Gjeneral Kolasheski gjithashtu vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së dhe kadetët në Qendrën për Studime Universitare (QSU) në Akademi të Mbrojtjes. Gjeneral Jashari e vlerësoi lartë vizitën e Gjeneral Kolasheskit në FSK dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ushtrisë dhe shtetit Amerikan si partner strategjik në zhvillim dhe avancim të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në anën tjetër, Gjeneral Kolasheski potencoi që Ushtria e SHBA-ve do të vazhdojnë mbështetjen e FSK-së në zhvillim të kapaciteteve.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.