Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në zyrën e tij Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajari

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajari. Mes tjerash, të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe misionit të KFOR-it në Kosovë, gjithashtu edhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Të dy gjeneralët u pajtuan për vazhdim të bashkërendimit dhe koordinimit të aktiviteteve si dy institucione kyçe të sigurisë në vendin tonë. Në fund, Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Kajari për shërbimin e ushtarakëve të saj në misionin e KFOR-it.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.