Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dekoroi me medalje kolonelin italian, Bernardino Moneta

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim lamtumirës këshilltarin bilateral nga Republika e Italisë, kolonel Bernardino Moneta.

Me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje të jashtëzakonshme profesionale, gjatë kryerjes së detyrës, gjeneral Jashari, i ndau medaljen për “Shërbim Vetëmohues”.

Kolonel Moneta u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.