Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës uron Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e 12 Majit -Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, uron të gjithë personelin e infermierisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës për punën dhe përkushtimin e tyre në mbrojtjen e shëndetit të personelit ushtarak e civil në FSK, por edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, Gjeneral Rama përgëzon të gjithë infermierët e sistemit shëndetësorë primar, sekondar e terciar të shëndetësisë publike e private në Kosovë për kontributin e jashtëzakonshëm dhe sakrificën e tyre në menaxhimin e pandemisë COVID-19. FSK me kapacitetet e saj vazhdon të jetë në mbështetje të autoriteteve civile si dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.