Komandanti i Forcave Tokësore vizitoi FARSH-në

Regjimenti I-rë i Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ) dhe strukturat e tij vartëse, në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), zhvilluan stërvitjen “Partnerët-20”.Gjatë kësaj stërvitjeje komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, realizoi një vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Tiranë, ku u mirëprit nga komandant i KDS-së Prof. Asoc. Bajram Begaj. Gjeneral Begaj e njoftoi komandantin e KFT- së me zhvillimet e fundit në institucionin e KDS-së, në veçanti me pjesën stërvitore të programeve të studiuara akademike dhe konkretizimin e tyre në stërvitjet e këtij lloji, siç është dhe stërvitja “Partnerët 20”. Në takim të dy komandantët diskutuan për thëllimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh mes FSK-së dhe FARSH-së, konkretisht në fushën e arsimimit dhe trajnimit ushtarak si dhe të stërvitjeve të llojit simualtiv, nëpërmjet qendrës së simulimit, me interes të përbashkët të rritjes së kapaciteteve trajnuese.Ndërkaq, gjeneral Hadërgjonaj e falënderoi komandantin e KDS-së gjeneral Begajn për mikpritjen dhe për të gjitha informacionet, duke u shprehur se këto lloj stërvitjesh dhe bashkëpunimi në këtë fushë do t’i shërbejnë më së miri orientimit drejt zhvillimit të kapaciteteve trajnuese e stërvitore simuluese të FT/FSK-së”.

Stërvitja i ka kaluar të gjithë hapat e zhvillimit, që nga Konferenca e specifikimeve, duke nisur nga hapat fillestarë, kryesorë dhe finalë planifikues e deri te trajnimi i operatorëve për procesin e vendimmarrjes ushtarake si dhe për HICON /EXCON. Gjithë procesi i planifikimit të stërvitjes, procesi i vendimmarrjes ushtarake dhe ai i ekzekutimit, janë zhvilluar sipas proceduarave standarde të NATO-s, bazuar në dokumentin kryesor COPD.

Stërvitja kishte për qëllim aftësimin e Shtabit të Regjimentit të I-rë dhe strukturave të tij vartëse lidhur me procesin e planëzimit në nivel operacional, procedurën e vendimmarrjes ushtarake (MDMP) në nivel taktik dhe dinamikën e zhvillimit të luftimit, duke zbatuar konceptet doktrinare të NATO-s.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.