Koloneli Sylejman Caka Diplomon Në Shtetet E Bashkuara Të Amerikës

Oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) koloneli Sylejman Cakaj, ka kryer me sukses të shkëlqyeshëm studimet në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes të SHBA-ve, në Washington D.C, dhe morri diplomën e Masterit të Studimeve Strategjike të Sigurisë, si dhe diplomën e Shkollimit Profesional Ushtarak (JPME II) të SHBA-ve. Gjithashtu nga kolegji „CISA“, ka marrë çmimin „Student i dalluar.“ Kolonel Cakaj, para se të shkonte për studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kryer detyrën e komandantit i Regjimentit të III-të të Komandës së Forcës Tokësore (KFT) në Mitrovicë. Gjatë studimeve, kolonel Cakaj, është dalluar me paraqitjen e shkëlqyeshme në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington D.C. Ai, gjithashtu me sukses të lartë ka mbrojtur temën e Masterit të studimeve strategjike të sigurisë, dhe njëherësh për paraqitjen e mirë shpallet „Student i dalluar“ nga kolegji CISA. Për gjithë të arriturat, kolonel Cakaj, ka falënderuar FSK-në, për përkrahjen pa rezervë, familjen dhe shokët e tij. Ai, premtoi se përvojën ushtarake të fituar në SHBA, do ta përcjellë tek ushtarët e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.