Koloneli Shaip Haziri priti kolonelët Armin Dausch dhe Robert Kraus

Zëvendëskomandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, koloneli Shaip Haziri, sot ka pritur në një vizitë pune këshilltarin gjerman në Ministri të Mbrojtjes, kolonelin Armin Dausch dhe kolonelin Robert Kraus. Koloneli Shaip Haziri, me këtë rast i ka njoftuar mysafirët për punën e Gardës Kombëtare të FSK-së dhe zhvillimet rreth procesit të tranzicionit. Temë e bisedës ishin edhe të arriturat e përgjithshme gjatë vitit 2019, duke përfshirë këtu punën e Njësisë së Deminimit, aktivitetet e Xhenios në mbështetje të komunitetit si dhe punën e pjesëtarëve të FSK-së, gjatë tërmetit të fundit në Republikën e Shqipërisë.

Ndërsa, kolonelët Armin Dausch dhe Robert Kraus e kanë falënderuar kolonelin Haziri për pritjen dhe e kanë përgëzuar për profesionalizmin e pjesëtarëve të njësisë së Gardës Kombëtare, sidomos për operacionin e fundit të kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, duke ofruar mbështetje të pakursyer në fushën e realizimit të trajnimeve sipas nevojave të FSK-së.Pas takimit, mysafirët kanë vazhduar vizitën në objektet e trajnimit të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim – Shpëtim (QNTKSH) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), ku kolonelët Dausch dhe Kraus u shprehën shumë të kënaqur dhe përgëzuan kolonelin Haziri për sukseset e përgjithshme të Gardës Kombëtare të FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.