Kolonel Shaip Haziri priti në takim përfaqësuesen e Korpusit të Paqes znj. Carmen Sheehan

Zëvendëskomandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), koloneli Shaip Haziri, ka pritur në takim përfaqësuesen e Korpusit të Paqes, znj. Carmen Sheehan, oficere për siguri e cila vepron në kuadër të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.Takimi kishte karakter informues për kapacitetet operacionale të Komandës së Gardës Kombëtare dhe njësive të saj, si dhe për bashkëpunimin që ka me organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare.Zv. komandanti i Gardës Kombëtare të Kosovës, kolonel Haziri, bëri një prezantim të përgjithshëm për rolin dhe përgjegjësit e GK-së, aktivitetet reaguese reale në ndihmë të popullatës civile dhe institucioneve vendore e ndërkombëtare, si dhe e njoftoi me procedurat në rast të intervenimit në shtetet e rajonit dhe më gjerë, sipas praktikave të deritanishme në përputhje me legjislacionin në fuqi.Në fund, kolonel Haziri, vlerësoi lartë bashkëpunimin e shkëlqyer të Gardës Kombëtare të FSK-së dhe Ambasadës së SHBA-ve, ku falënderoi atë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme me pajisje dhe trajnime të ndryshme përmes EUCOM-it, dhe ekipeve tjera mobile trajnuese, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale e profesionale të njësive të Gardës Kombëtare.

Ndërsa, përfaqësuesja e Korpusit të Paqes, znj.Carmen Sheehan, përgëzoi FSK-në për intervenimin e shkëlqyer në Republikën e Shqipërisë në ndihmë popullatës dhe autoriteteve civile pas tërmetit që ndodhi atje, dhe u tregua e gatshme që të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane edhe në të ardhmen në të mirë të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.