Kleriku fetarë i Komandës së Forcave të Armatosura të SHBA-ve për Evropë koloneli Kleet Barclay vizitoi FSK-në

Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), sot për vizitë qëndroi kapelani (Kleriku fetarë dhe shpirtëror) i Komandës së Forcave të Armatosura të SHBA-ve për Evropë (EUCOM), koloneli Kleet Barclay.Koloneli Barclay u prit nga shefi i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit, koloneli Ejup Maqedonci, e ku merrnin pjesë edhe kleriku fetarë i FSK-së, rreshter majori Agim Gashi dhe oficerë të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.Me këtë rast, koloneli Maqedonci e njoftoi kolonelin Barclay, rreth misionit, strukturës, operacioneve dhe trajnimeve si dhe objektivave të FSK-së, për të ardhmen. Më pas u zhvillua një diskutim i gjerë rreth bashkëpunimit në mes të Ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së, në përgatitjen e stafit në aspektin shpirtëror dhe të mirëqenies së pjesëtarëve të FSK-së.Koloneli Barclay u shpreh i gatshëm për mbështetjen e FSK-së, duke shfrytëzuar përvojën e oficerëve të SHBA-ve në këtë fushë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.