Kapiteni Getoar Rexhepi kreu me sukses trajnimin ,,Kursi i Kapitenit të Karrierës – Manovrare” në SHBA

Kapiten i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), Getoar Rexhepi, ka filluar trajnimin ,,Kursi i Kapitenit të Karrierës–Manovrare” në SHBA, më 30 qershor 2019, dhe, e ka përfunduar më 31 janar 2020, në Qendrën e Manovrave të Ekselencës të Ushtrisë Amerikane (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning Ga-SHBA–ve. Objektiv i këtij trajnimi është të nxjerrë liderë të shkathët, adaptivë, me njohuri për zhvillim të operacioneve luftarake. Të diplomuarit nga ky kurs, demonstrojnë aftësi të shkëlqyeshme në shkencën e planifikimit taktik në kompani, batalion dhe kuptim operacional në nivel brigade. Kursi është zhvilluar në tri faza: Faza e Kompanisë, Faza e Batalionit dhe Faza e Trajnimit të Njësisë.Në fazën e kompanisë, objektivi është të arrihet mjeshtëria e Procedurës së Udhëheqjes së Trupave (PUT), përgatitja dhe brifimi i urdhrave sipas doktrinës amerikane, terminologjisë ushtarake, grafikeve operacionale në planifikim dhe brifim të operacioneve; me Këmbësori, Tanke Abrams M1A2, Bradley, Stryker, si dhe operacione me degë të tjera ushtarake dhe forcave ajrore.

Në fazën e Batalionit objektiv, është perfeksionimi i Procesit të Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU-MDMP) në doktrinën Amerikane, detyrat e ndryshme të oficerit të Shtabit në operacione Ofanzive, Defanzive, Stabilitetit (në fazën e tranzicionit) si dhe Combine Arms Operations, duke brifuar brifigjet e Urdhrave dhe Combined Arms Rehearsal sipas standardit. Në fazën e trajnimit të njësisë (Unit Training Management-UTM) kursi fokusohet në planifikimin e planit të trajnimeve, zhvillimin dhe trajnimin e njësisë, planifikimin taktik për qitje të njësisë me zjarr real, me trupa gjatë zhvillimit të një operacioni specifik ose drillet e betejës.Trajnimi në fjalë ofron edhe Programin “Field Studies” si pjesë obligative e kursit, ku, si studentët ndërkombëtarë kanë mundësinë të shohin për së afërmi mënyrën amerikane të jetesës, liritë, të drejtat, kulturën që e gëzojnë populli amerikanë.Kursi i Kapitenit të Karrierës-Manovrave (Maneuver Captains Career Course-MCCC) zhvillon dhe edukon studentët, oficerë që të udhëheqin njësi në nivel kompanie si dhe të shërbejnë oficerë të Shtabit në mbështetje të operacioneve ushtarake ofensive, operacioneve defensive, stabilitetit.

Kursi është rezident dhe zhvillohet në Qendrën e Manovrave të Ekselencës të Ushtrisë Amerikane (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning Ga-SHBA-ve. Kapiten Rexhepi është dalluar me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, gjatë pjesëmarrjes në trajnimin ,,Kursi i Kapitenit të Karrierës–Manovrare” në SHBA, me çka, nga stafi i lartë i Qendrës së Manovrave të Ekselencës të Ushtrisë Amerikane, është nderuar me diplomë, mirënjohje dhe certifikatë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.