Kampi veror shumetnik bashkon fëmijët e komuniteteve

Ministria e Mbrojtjes bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë organizuar „Kampin veror“, i cili ka bashkuar 26 fëmijë prej moshës 10 deri 15 vjeçare nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës. Fëmijë gjatë qëndrimit të tyre në kamp kanë zhvilluar aktivitete të përbashkëta. Fokus i kampit ishte zhvillimi i respektit të ndërsjellë, vetëmohimit dhe krijimit të mirëkuptimit midis anëtarëve të komuniteteve të ndryshme, drejt një të ardhmeje më të ndritshme për integrim në të gjithë vendin. Fëmijët, pjesëmarrës të kampit, zhvilluan aktivitete të ndryshme ekipore, jo vetëm në kuptimin e argëtimit dhe pushimit, por edhe duke mësuar edhe më shumë për historinë e Kosovës, si dhe për mbrojtjen e botës që na rrethon. Ata vizituan fshatin Etno në Kukaj. Fëmijët janë shprehur mjaft të kënaqur me të gjitha aktivitetet e zhvilluara në kamp, duke u shprehur se janë argëtuar mjaft dhe kanë krijuar shoqëri të reja. Vlen të ceket se FSK-ja në vazhdimësi i ka mbështetur organizimet në të mirë të nxënësve të të gjitha komuniteteve.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.