Kadeti Gazmend Pllana ndër studentët më të mirë në Akademinë ushtarake në Kroaci

Me motivacion për rezultatet e larta në studime, si njëri ndër studentët më të mirë në mesin e 500 kolegëve të tij, kadeti nga vendi ynë Gazmend Pllana nderohet me Lëvdatë nga Akademia Ushtarake e Republikës së Kroacisë. Ndarja e lëvdatës u bë gjatë ceremonisë zyrtare të organizuar me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë.

Ky është edhe suksesi i radhës i kadetë – studentëve tanë që studiojnë në akademitë e vendeve mike dhe partnere duke përfaqësuar, si ambasador të vërtetë të shtetit, flamurin e Republikës së Kosovës dhe me dinjitet, oficerin dhe perspektivën e ndritshme të FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.