KA NDËRRUAR JETË SYLË ZHITIA ZYRTARË I LARTË I MINISTRISË SË MBROJTJES

Me dhimbje të thellë, njoftojmë të gjithë stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, se sot me 17 maj 2020, në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.

Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, Zëvendësministrit të Mbrojtjes Enver Dugolli, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella, Familjes, shokëve, miqve dhe farefisit.

Për veprimet tjera, do të njoftojmë më vonë .

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.