Inxhinierët e FSK-së fillojnë ndërtimin e urës së radhës në Dritan të Drenasit

Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit si dhe sanimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, inxhinierët e Regjimentin e Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së sot, në fshatin Dritan të Drenasit kanë filluar operacionin e ndërtimit të urës mobile ,,Mabey Johnson’’. Projekti i ndërtimit të urës me gjatësi prej 36 metra, planifikohet të përfundoj në fund të muajit Prill dhe do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Drenasit. Kjo është ura e radhës e ndërtuar pas asaj në Hajnoc të Kamenicës. FSK është në gatishmëri të plotë për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.