Instruktorë amerikan trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për ngasjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve „HMMWV“

Në Kazermën „Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, sot përfundoi trajnimi për operatorë të automjeteve speciale „HMMWV“, i cili trajnim filloi më 28.10.2019 dhe u realizua nga instruktorë të DOD-it të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).Ky trajnim është planifikuar të realizohet në dy faza; ku faza e parë e trajnimit përfundoi sot; përfshiu pjesën praktike për ngasje të HMMWV dhe u realizua në Kazermën „Adem Jashari“ si dhe në malin e Gërmisë në Prishtinë, ndërsa faza e dytë e trajnimit do të përfshijë pjesën e mirëmbajtjes së automjeteve dhe do të fillojë me datë 04-08.11.2019.

Për pjesëtarët të cilët ishin pjesë e këtij trajnimi u ndanë certifikata më q ‘rast, përgjegjësi i këtij ekipi, togeri Qëndrim Kastrati falënderoi trajnerët që dhanë shumë nga eksperienca e tyre për pjesëtarët e FSK-së, dhe e cilësoi lartë rëndësinë e trajnimit për ushtarakët tonë.Realizimi i këtij trajnimi u bë falë bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, me qëllim të aftësimit dhe ngritjes profesionale të pjesëtareve; në këtë rast, aftësimin e tyre në ngasjen dhe mirëmbajtjen e këtyre automjeteve të FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.