Homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në 23 vjetorin e rënies heroike të Jasharajve

Në përkujtim të 23 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes madhështore Jashari dhe të gjithë të rënëve në Prekaz në rezistencën e armatosur të 5, 6 dhe 7 marsit 1998, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazh para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.Homazhet e sotme shënojnë njërën nga pikat kryesore të programit të Manifestimit Tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” e organizuar, nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga Këshilli Shtetëror Organizativ i kryesuar nga ministri Quni.Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë institucione që ruajnë dhe kultivojnë në vazhdimësi vlerat më të larta të trashëgimisë shtetërore dhe vlerat historike të vendit si frymëzim e motivim për realizimin me përgjegjësi të lartë të misionit në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.