Holanda partnere e rëndësishme e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka pritur në takim Zv. Ambasadorin e Holandës në Kosovë, Peter van der Bloemen, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, si dhe ndikimit të tyre në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive të mbrojtjes si dhe koordinimin sa më të mirë për realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2022, sipas Planit Bilateral që u nënshkrua sot.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj nga Zv. Ambasadori Van der Bloemen kërkoi mbështetjen e Holandës, si një ndër vendet themeluese të Aleancës Veriatlantike, në synimin tonë për anëtarësim të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.