Holanda i dhuron FSK-së donacion për kërkim-shpëtim

Në kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin, u mbajt sot ceremonia e pranimit të donacionit nga Qeveria e Holandës me pajisje malore–dimërore, donacion ky në vlerë rreth 25000 Euro, i cili iu dhurua Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit (QNKTSH) të Forcës së Sigurisë të Kosovës.Të pranishëm në ceremoni ishin edhe zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjeneral majori Enver Cikaqi, komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneralmajori Xhevahir Geci, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems, atasheu i Holandës, Theo Plijner, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, koloneli Shaip Haziri, drejtori i QNKTSH-së, z. John Doone, si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjenerali Enver Cikaqi, pasi përshëndeti të pranishmit, vlerësoi lart bashkëpunimin mes Mbretërisë së Holandës dhe FSK-së, duke u shprehur: “Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë bazohet në memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Holandës, i cili daton që nga dhjetori i viti 2009. Qëllimi i këtij donacioni është ngritja e kapaciteteve të QNKTSH-së, për ta ndihmuar këtë qendër me rritjen e numrit të trajnerëve për zhvillimin e trajnimeve të reja.”Ndërsa, ambasadorja holandeze znj. Gerrie Willems duke përgëzuar për punën dhe sukseset e deritanishme të kësaj qendre, uroi që sukseset e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe shprehu bindjen që ndihma dhe bashkëpunimi nga Ambasada Holandeze nuk do të mungojë as në të ardhmen. Në fjalën e tij, atasheu holandez i Mbrojtjes Theo Plijner, tha se dhurimi i këtij donacioni do t’iu ndihmojë pjesëtarëve të Kërkim-Shpëtimit dhe atyre të KDS-së në kryerjen e detyrave gjatë misionit të tyre. Ai po ashtu vlerësoi lart punën e pjesëtarëve të Kërkim –Shpëtimit gjatë tërmetit në Shqipëri, duke thënë se ndjehet i sigurt se më këto pajisje ata do të tregohen edhe më të suksesshëm në përballje me fatkeqësi të tilla.

Një paraqitje të shkurtër rreth misionit të kësaj qendre, historikut, trajnimeve të realizuara gjatë vitit të fundit, trajnimeve që do të realizohen gjatë këtij viti, si dhe për vlerën e këtyre pajisjeve që u dhuruan sot, e mbajti drejtori i QNKTSH-së, John Doone.Në fund, të gjithë së bashku vizituan Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkime Shpëtimit dhe objektet e saj në të cilat realizohen trajnime dhe aktivitete të shumta.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.