Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Joern Rohde, kanë nënshkruar marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it. Vlera e këtij donacionit është një milion euro.
Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohje të thellë për Qeverinë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.