Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli ligjëroi në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë

Drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajori i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK-së) Gëzim Hazrolli me ftesë të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është ftuar të ligjëroi në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM). Gjeneral Hazrolli në një takim zyrtar u prit nga komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), gjeneral brigade Bajram Begaj.

Gjatë takimit të dy gjeneralët biseduan për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Gjeneral Hazrolli në ambientet e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes ligjëroi para një audience të gjerë ushtarake dhe civile të strukturave të larta të Forcave të Armatosura dhe përfaqësueseve të institucioneve të sigurisë të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë edhe përfaqësues nga vendet e rajonit dhe të NATO-s, lidhur me temën „Mjedisi kombëtar i sigurisë dhe bashkëpunimi mes agjencive“. Më pas, gjeneral Gëzim Hazrolli takoi edhe oficerët e lartë të FSK-së të cilët gjenden për trajnime/kurse të karrierës në Republikën e Shqipërisë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.