Gjenerallejtënant Jashari priti në takim Kryetarin Rama

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Fillimisht Gjeneral Jashari ka njoftuar Kryetarin Rama për arritjet e FSK-së dhe për synimet e saj në të ardhmen. Gjatë takimit diskutimet e përbashkëta u fokusuan rreth mundësive të bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së. Ndër të tjera, Kryetari Rama e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe njëkohësisht u pajtuan për koordinim në të ardhmen dhe thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

Prishtinë, 30.06.2022

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.